Sot, me fillim prej ora 13:30 në Shkup do të protestohet kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”.

Marshi protestues do të fillojë nga parku i Çairit, do të vazhdojë drejt gjykatës dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktgjykimi.

Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga akuzat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë policia ka njoftuar se për shkak të protestave do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht do të mbyllen disa rrugë.

“Duke filluar nga ora 13:00 të bllokuara për qarkullim do të jenë rrugët si: rruga “Hristijan Todorovski Karposh”, bulevardi “Goce Dellçev”, rruga “11 tetori”, rruga “Vasill Gllavinov”, bulevardi “VMRO” dhe bulevardi “Ilinden””, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Sot protesta për rastin “Monstra”, do të mbyllen disa rrugë në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";