Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet vazhdon sot debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit. Sipas informacioneve të publikuara në ueb-faqen e shtëpisë ligjvënëse, seanca duhet të fillojë në orën 12:30.

Në seancë të Komisionit dje, grupet e deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit VLEN i tërhoqën amendamentet e parashtruara rreth ribalancit të Buxhetit, kështu që nga mbi 200 amendamente të parashtruara, mbeten edhe 30

Tërheqja e 142 amendamenteve të mbetura të paraqitura u njoftua në seancë nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili njoftoi se do të paraqesin dy amendamente të reja të komisionit që synojnë trajtimin e pasojave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan dhe zjarreve që vazhdojnë në të gjithë vendin.

“Besojmë se në kushte të tilla, në të cilat kemi zjarre serioze në vend, nga njëra anë, një debat normal nuk mund dhe nuk duhet të zhvillohet, por duhet t’i përkushtohemi edhe aktiviteteve të tilla. I kemi dorëzuar një shkresë kryetares së Komisionit me amendamentet specifike. Njoftojmë se do të paraqesim dy amendamente të Komisionit që kanë të bëjnë – njëri me Koçanin me një shumë të caktuar parash dhe amendamenti i dytë me një shumë parash për përballimin e zjarreve, kryesisht kapacitete njerëzore. Në këtë mënyrë, mund ta përfundojmë të gjithë këtë punë në lidhje me debatin e amendamenteve për ribalancin e buxhetit”, tha Spasovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ribalancin bëhet rialokimi i mjeteve midis përdoruesve të buxhetit, sigurohen mjete shtesë për pagesën e pagave, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është parashikuar një rritje prej 10 përqind e pagave të punonjësve, ndërsa janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pensioneve të rritura dhe 300 milionë denarë shtesë për shpenzime kapitale.

Të ardhurat e përgjithshme me bilancin janë parashikuar në një nivel prej 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në një shumë prej 403.7 miliardë denarë, një për qind (rreth 3.5 miliardë denarë) më shumë se parashikimet fillestare në planin për këtë vit. Projeksioni i BPV-së mbetet në 3.7 për qind, dhe inflacioni parashikohet në 2.8 përqind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e BPV-së, përkatësisht 41.3 miliardë denarë ose 4 përqind e BPV-së. Shpenzimet kapitale, nga ana tjetër, arrijnë në 47.5 miliardë denarë. Borxhi shtetëror në fund të vitit 2025, sipas parashikimeve të Qeverisë, do të arrijë në 53.3 për qind të BPV-së, dhe borxhi publik pritet të jetë në nivelin 62.1 për qind.

The post Sot vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";