“Disa institucione janë duke punuar në përgatitjen e samitit ministror të OSBE-së, i cili javën e ardhshme do të mbahet në Shkup”, thotë ministri i Brendshëm Spasovski. Ai tha se MPB është duke u përgatitur për këtë ngjarje gjatë gjithë vitit. Më shumë se 70 delegacione të huaja dhe mbi një mijë pjesëmarrës njoftuan praninë e tyre në samit.

Sipas Spasovskit, është një aksion i gjerë që duhet të zbatohet nga pikëpamja e sigurisë dhe të gjitha shërbimet janë plotësisht të përgatitura.

“Pres që çdo gjë të shkojë mirë. Ky është një samit i rëndësishëm. Ne kemi një shans për të treguar kapacitete, vlera demokratike. Në fund të samitit, të gjitha vendet e botës duhet të na shohin me respekt. Mendoj se të gjithë duhet të jemi të nderuar. U bëj thirrje qytetarëve që të kenë durim gjatë samitit dhe të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë. Nuk do të ketë bllokim të gjithë qytetit, por do të ketë bllokim të disa rrugëve nëpër të cilat do të lëvizin delegacionet”, tha kreu i MPB-së.

Këshilli i tridhjetë ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup. Ngjarja mbahet në kuadër të presidencës së RMV-së të kësaj organizate ndërkombëtare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Spasovski: Javën e ardhshme disa pjesë të Shkupit do të jenë të bllokuara, për shkak të Samitit të OSBE-së appeared first on Telegrafi.