“Sivjet është rrumbullaksuar projekti për incizim me kamera mobile të dedikuara për njësitë për komunikacion dhe Sektorin për punë kufitare, i cili është komplementuar në transformimin digjital të MPB-së”, njoftoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Të a.q. kamera trupore paraqesin barrierë kundër korrupsionit, me çka praktikisht i mbrojmë edhe qytetarët edhe policinë – i përjashtojmë subjektivitetet njerëzore në të cilat jemi të mësuar me vite të tëra mbrapa!”, thekson Spasovski në postim.

Ai potencon se sistemi i incizimit me kamera gjatë kundërvajtjes së bërë eventuale, nënkupton dënim joslektiv dhe transparent gjatë ndëshkimit dhe secili që nuk i respekton rregullat e qarkullimit do të mbajë përgjegjësi.

“Vazhdojmë me proceset e digjitalizimit dhe shuarjes së korrupsionit, së bashku me partnerët tanë nga SHBA-ja, të cilët e mundësojnë këtë donacion të vlefshëm prej një milion e gjashtëdhjetë e një mijë dollarë amerikanë, projekt i programit ICITAP të Sektorit për drejtësi të qeverisë së SHBA-së”, shton Spasovski në postim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spasovski: “Kamera trupore” për policinë rrugore dhe kufitare për transformim digjital të MPB-së shkruan Telegrafi.