Sipas raportit të Komisionit Evropian, vendi vazhdoi të luante një rol aktiv në menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit. Komisioni Evropian njeh të gjitha aktivitetet e kryera në kufirin jugor për parandalimin e migrimit ilegal dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe vlerësohen të gjitha përpjekjet shtesë të bëra për të siguruar kushte elementare të jetesës dhe shërbime për të gjithë migrantët në Maqedoninë e Veriut, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Në profilin e tij në Facebook, ai thekson se marrëveshjet e ripranimit dhe protokollet e zbatimit të nënshkruara me tetë shtete anëtare të BE-së vazhdojnë të zbatohen dhe katër marrëveshje shtesë janë në negocim.

“Përveç kësaj, Maqedonia e Veriut ka marrëveshje dypalëshe për ripranim me tetë vende që nuk janë anëtare të BE-së, dhe gjashtë marrëveshje të tjera janë duke u negociuar. Në Raport pozitiv është vlerësuar edhe bashkëpunimi me vendet fqinje, shkruan Spasovski./Telegrafi/

Spasovski: KE i njeh aktivitetet për parandalimin e migrimit ilegal dhe kontrabandimit të migrantëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";