Në një debat të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë rreth zgjedhjes së qeverisë së re, deputeti i LSDM-së dhe koordinator i Grupit Parlamentar, Oliver Spasovski, ka hedhur kritika të forta ndaj programit të qeverisë dhe qëndrimeve të ndryshuara të partive të mazhorancës. Spasovski theksoi një ndryshim të thellë midis premtimet e bëra gjatë kohës së opozitës dhe atyre të paraqitura në programin aktual qeveritar, duke veçuar këtu çështje të rëndësishme si Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë.

“Nuk ka asnjë plan konkret për të ndryshuar kornizën e negociatave që kemi diskutuar vite më parë”, deklaroi Spasovski, duke shtuar se ka një mungesë të afateve për realizimin e projekteve, strukturës financiare të qartë, dhe menaxhimit të borxhit publik.

Ai gjithashtu theksoi një ndryshim në qëndrimin personal të Mickoskit lidhur me Marrëveshjen e Prespës, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme kundër përdorimit të emrit kushtetues dhe mbiemrit të shtetit, që tashmë duket se janë të pranuara nga ai. “Është e drejtë të thuhet para qytetarëve këto ndryshime në qëndrim”, shtoi Spasovski.

Në fushën e infrastrukturës, pavarësisht premtimeve për zgjerime dhe përfundime të projekteve aktuale, nuk janë prezantuar projekte të reja. Spasovski i ka kritikuar ashpër këto mungesa, duke vënë në dukje se disa nga iniciativat që tani janë pjesë e programit të qeverisë, si sistemi i videovëzhgimit në pikat kufitare, ekzistojnë tashmë prej dekadash.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Spasovski: Mickoski ka ndryshuar qëndrim për Marrëveshjen e Prespës dhe programi i Qeverisë është larg premtimeve appeared first on Telegrafi.