Nga buxheti i MPB-së është renovuar objekti i “administratës së gjashtë” të famshme, e cila kujdeset për sigurinë e zyrtarëve shtetërorë dhe personave të rëndësishëm, tha për “Utrinski Brifing”, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të ministrisë po përpiqemi të minimizojmë kostot, por po bëhet ajo që duhet bërë, siç është rikonstruksioni i 72 objekteve të policisë që tani janë efiçent energjetik. Automjetet e MPB-së nuk janë në gjendje të mirë, kemi pasur një plan për prokurimin e automjeteve për punë operative, por Qeveria ka marrë masa kufizuese, kështu që fillimi i procedurës për prokurimin e automjeteve të tilla do të duhet të diskutohet në një seancë të Qeverisë. Prodhuesit e automjeteve kanë vështirësi në këtë kohë krize, andaj shtrohet pyetja se a do të mund të arrijmë një çmim normal”, thotë Spasovski.

Spasovski shton se përdor telefon privat dhe nuk përdor kartë zyrtare pagese.

Sa i përket sigurisë, Spasovski thotë se punojnë në koordinim me ASK-në për të ruajtur sigurinë në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka një sërë sfidash në këtë fushë. Ne kemi një pozicion të mirë gjeostrategjik, por edhe kjo shkakton probleme të mëdha. Jemi korridor, është parë me krizën e imigrantëve, pastaj me luftën kundër terrorizmit dhe të ngjashme, prandaj është e rëndësishme që shërbimet të jenë vigjilente”, thotë Spasovski.

Ai shton se nuk ka të dhëna për gjëra që mund të rrezikojnë sigurinë e vendit. Për sa i përket sigurisë, migrimi, terrorizmi dhe krimi kibernetik ekzistojnë dhe do të mbeten./Telegrafi/

Spasovski: Migrimi, terrorizmi dhe krimi kibernetik ekzistojnë dhe do të mbeten shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";