Spasovski: Në LSDM duhet debat i brendshëm partiak për rezultatet e zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rezultati i zgjedhjeve lokale është shumë i keq dhe rezultati prej 126 mijë votave shpresoj të jetë fundi që ndonjëherë ka prekur LSDM-ja. Kështu u shpreh në intervistën në Alsat, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Sipas tij, LSDM duhet të bëjë analizë të mirëfilltë dhe të shihet se cili është problemi kryesor brenda partisë, nëse duhet bërë reformë serioze në strukturën organizative të partisë dhe ndërtimin e kapacitetit koalicionues. Nuk dha përgjigje konkrete nëse kryetari i partisë Venko Filipçe duhet të japë dorëheqje, duke këmbëngulur në debat brendapartiak.

“Dorëheqjet janë akt personal, akt i thellë moral dhe etik por megjithatë konsideroj se ky debat duhet të hapet brenda organeve dhe trupave të partisë dhe aty të thuhen të gjitha ato qëndrime që i kanë anëtarët e partisë. Ne kemi disponim të fuqishëm opozitar tek qytetarët nëse i shohim jo vetëm numrat e atyre që kanë dalë në zgjedhje”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, kreu i LSDM-së Venko Filipçe njoftoi ndryshime serioze kadrovike në parti.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy