Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Oliver Spasovski ka treguar se si është arrestuar i dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski. Spasovski informacionet i përcjell nga autoritetet turke, të cilët kanë kërkuar nga policia për të konfirmuar identitetin e personit të ndaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falemnderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë” tha mes tjerash Spasovski.

Lexo po ashtu
Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, sot nga MPB-ja është ndaluar edhe personi i gjashtë, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor gjatë arratisjes. /Telegrafi/

The post Spasovski: Palevski është arrestuar duke ecur në këmbë nëpër autostradë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";