Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas paraqitjes së Sasho Mijallkov në Prokurori tha se u vërtetua çfarë tha ai më herët në konferencë për shtyp.

Ai tha se angazhimi ministrisë që drejton ai dhe i institucioneve të tjera dhanë rezultate për disa orë.

Më herët ministri Spasovski tha se Sasho Mijallkov ndodhet në shtet dhe se nuk është arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në deklaratë para Prokurorisë tha se ka qenë i izoluar për shkak të simptomave të coronavirusit dhe se asnjëherë nuk do të arratiset./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Spasovski: U vërtetua se Mijallkov ndodhet në shtet shkruan Telegrafi.