Policia e Tetovës njofton se gjatë protestës së sotme në qytet dhe në Reçicë të vogël ka policë të plagosur, si dhe persona të ndaluar në mesin e protestuesve.

“Efektivët e policisë të SPB Tetovë arrestuan dy persona, një 52-vjeçar nga Tetova dhe një 31-vjeçar nga Kërçova, për shkak të përfshirjes së tyre në protestën e sotme. Katër policë u plagosën lehtë”, njofton zëdhënësi Marjan Josifoski.

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, të cilat do të pasohen me parashtresa përkatëse.

SPB Tetovë: Janë arrestuar dy persona nga protesta e sotme, katër policë janë lënduar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";