SPB Tetovë njofton se dje (06.02.2025) në ora 11:35 në rrugën “146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin R.L.(50) nga Tetova.
Ai dyshohet se më 01.02.2025 ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të F.E.(50) nga fshati Miletinë e Tetovës, ka vjedhur disa sende.
“Atij i janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit. R.L. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.
The post SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";