Në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, sot është kryer kontroll i intensifikuar aksionar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar dhe janë sanksionuar 147 shoferë.

Prej tyre 63 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 14 automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë.

Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura.

Kontrollet e trafikut të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njofton MPB.

The post SPB Tetovë: Sanksionohen 147 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar appeared first on Telegrafi.