Nëpërmjet një njoftimi të spitalit të Gostivarit thuhet se “gjendja në spitalin e Gostivarit me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid-19 është alarmante”.

“Sot më datë 22.08.2021 drejtori i spitalit Dr. Jakup Jakupi së bashku me personelin mjekësorë gjatë vizitës në kovid qendrat në kuadër të spitalit, konstatuan gjendjen e rrëndë dhe alarmante, dhe në kordinim me ministrin e Shëndetësisë analizuan mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore”, thonë nga spitali i Gostivarit.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që sa më pak të jenë të pranishëm brenda objekteve dhe hapësirave ku gjenden familjarët e tyre për shkak se ekziston mundësia që të infektohen.

“Në të njëjtën kohë i lusim të gjithë të jenë më të kujdesshëm me sjelljen ndaj personelit mejkësor”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Spitali i Gostivarit: Gjendja me coronavirusin është alarmante appeared first on Telegrafi.