Situata në spitalin e përgjithshëm me aktivitete të zgjeruara në Koçan është e jashtëzakonshme pas kthimit të shumicës së të lënduarve nga spitalet në Shkup dhe vende të tjera për rehabilitim dhe trajtim të mëtejshëm të lëndimeve të tyre.

Dy muaj pas zjarrit tragjik në klubin “Puls”, të rinjtë që pësuan djegie po marrin fizioterapi, për të cilën janë siguruar departamente të posaçme, ndërsa bëhen edhe ndrrime të përditshme të fashave te të lënduarit.

“Ka hapësira të dedikuara në departamentet e kirurgjisë dhe neurologjisë për të shmangur mbingarkesën dhe pritjen para ordinancave. Me të lënduarit merret një specialist i mjekësisë fizike dhe tre fizioterapistë që përfunduan trajnim shtesë javën e kaluar, i cili u zhvillua me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përveç kësaj, kemi një mjek tjetër specialist dhe tre terapistë nga spitali në Shtip. Për personat me djegie fasha ndrrohet nga dy kirurgë, katër operatorë instrumentesh dhe ekipe shtesë të mjekëve të kirurgjisë plastike nga Shkupi. Aktualisht, rreth 40 persona të lënduar po marrin fizioterapi dhe më shumë se 70 personave po u ndrrohen fasha”, vuri në dukje Kristina Serafimova, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm.

Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, trajtimi dhe rehabilitimi do të zgjasin të paktën një vit dhe personeli mjekësor po punon për t’i mundësuar të lënduarve të funksionojnë në mënyrë të pavarur sa më shpejt të jetë e mundur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Spitali i Koçanit me hapësira të veçanta për mjekimin e personave të lënduar nga zjarri në “Pulse”, rehabilitimi pritet të zgjasë së paku një vit appeared first on Telegrafi.