Spitali i Kumanovës nuk ka anesteziolog

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pritje me orë të gjata për të marrë një shërbim mjekësor, kushte jo të mira higjienike, mos përfillje nga mjekët, pritje me muaj për incizime, janë disa nga problemet me të cilat përballen qytetarë në Spitalin e Kumanovës. Ata thonë se nuk ka mjekësi adekuate, pasi korrupsioni është i madh, ndërsa shpresojnë të mos sëmuren në mënyrë që ta evitojnë ardhjen në spitale.

“Tani për tani unë vij, kryej punë, por nuk është kjo e tëra, duhet të presësh, ndonjëherë të heqin nga qafa. Nuk është si më para që të kontrollonin, pra nuk është ajo që duhet, pra pret vetëm të japin terapi dhe nuk është ajo që duhet si të ta them, nuk mundet, të japin vetëm tableta, të japin ndonjë injeksion dhe hajt. Kur ndonjëherë të thonë të incizohesh pret me muaj, mos dhëntë Zoti të sëmuresh”, tha një qytetar.

“Nuk ka mjekësi në Maqedoni. Pse? Sepse të gjithë vjedhin? Kush vjedh? Të gjithë”, shtoi një qytetar.

“Probleme janë nga më të ndryshmet, nga higjiena, nga personeli. duhet të përimtohet higjiena pasi është spital. I shoh korridoret unë, s’ke nga ku të hysh dhe të dalësh, përndryshe përmasim duhet të ketë. Kumanovë 100 mijë banorë komunë e madhe, katastrofë është në krahasim me numrin e popullatës me kuadrin e spitalit është katastrofë. Nuk është mirë kjo një komunë me 100 mijë banorë edhe me mbet me personel të nivelit të ulët nuk po më hynë në kokë mu kjo punë”, tha një qytetar.

Advertisement

“Cilat probleme po ballafaqoheni kur vini këtu? Tek mjekët, te doktorët duhet me prit, nuk punojnë, duhet me prit rend. Tre orë e gjysmë sot kam prit. Pse? Se pse nuk po fol, unë nuk e di mirë maqedonishten. Unë nuk e di maqedonishten jam i Kosovës, kam lind në komunën e Gjilani”, shtoi një qytetar.

“Gjithçka po ndodh, askush nuk të llogarit, askush nuk të shikon, ja tani shkoj në terapi, isha në kirurgji u dërmova. Të ta them të drejtën nuk kemi mjekësi. Sa jeni të kënaqur nga mjekët? Pothuajse aspak, ja hedhin fajin njëri tjetrit..Ku do që të drejtohesh të gjithë duan( para)”, shtoi një tjetër qytetar.

Problem shtesë për funksionimin e spitalit mbetet edhe mungesa e anesteziologëve. Sipas drejtorit të spitalit, Sasho Stoshevski po punohet për të gjetur një zgjidhje. Disa ditë tentuam të kemi qëndrimin e tij rreth problemeve me të cilat ballafaqohet institucioni. Stoshevski nuk gjeti kohë.

Denoncimeve për parregullsi në Spitalin e Kumanovës, mungesës së kushteve, personelit mjekësor dhe shërbimeve adekuate, drejtori i përgjigjet me heshtje. Për dy ditë i shmanget ballafaqimit me ne duke mos dhënë shpjegime pse nuk mund të prononcohet.
Për mungesën e anesteziologëve, Stoshevski u përgjigj shkurt se një problem i tillë nuk është vetëm në Spitalin e Kumanovës, ndërsa për problematikat të cilat na i thanë qytetarët, tha se i demanton në tërësi./Alsat.mk

Advertisement

The post Spitali i Kumanovës nuk ka anesteziolog appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy