Kryetari i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamet Sejdini në një intervistë për TV21 tha se si institucion kanë bërë maksimumin për ndërtimin e Stadiumit në Tetovë.

Ai tha Federata ka investuar gati një milion euro në ndërtimin e fushës dhe të ndriçimit, ndërsa pjesa tjetër i takon komunës dhe kompanisë Ecolog.

Sejdini tha se janë të gatshëm për çdo lloj ndihme.

“Nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë më tepër se atë që kemi bërë për stadiumin e Tetovës. Ne si Federatë dihet se ndërtuam fushën dhe vendosëm ndriçimin në Stadiumin e Tetovës, kështu që e di se më herët kishte një kontratë në mes të komunës së Tetovës dhe kompanisë Ecolog, fillimisht ishte ajo kontratë përmes Federatës dhe komunës, pastaj komuna me Ecolog. Ku kanë ngecur punët nuk e di. Në çdo moment jemi të gatshëm për çdo lloj bisedimesh apo të merren vesh se çka më tutje me stadiumin e Tetovës, por nuk ka një disponim të tillë”, tha mes tjerash Sejdini.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Stadiumi i Tetovës, Sejdini: Kemi investuar gati 1 milion euro, pjesa tjetër i mbetet komunës dhe Ecolog shkruan Telegrafi.