Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, në emisionin “360 Gradë” në Alsat ka folur për procesin e vaksinimit në Maqedoni.

Ajo tha se tani nuk në vendin tonë nuk kemi të regjistruar ndonjë rast me reagime më serioze, pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19.

Stevanoviq theksoi se janë regjistruar vetëm reaksione të lehta alergjike.

“Këto janë vetëm reagime të vogla alergjike, por asgjë serioze. Deri më tani, nga sa jam e informuar, nuk kemi ndonjë efekt anësor të rëndësishëm, nga procesi i vaksinimit te asnjëri prej të vaksinuarve”, tha Stevanoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni ka filluar me vaksinën “Pfizer”, ndërsa para disa ditësh arriti edhe dërgesa e parë e vaksinës ruse “Sputnik V”. Për momentin në RMV vaksinohen vetëm personeli mjekësor./Telegrafi/

 

Stevanoviq: Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksina kundër COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";