Ministri i Punëve të Jashtme të BUllgarisë, Svetlan Stoev në takim me eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varhelyi ka treguar qëndrimin e Bullgarisë për mbështetjen e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton MIA, Stoev ka theksuar se Bullgaria për ta mbështetur nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut, ka nevojë për veprime konkrete dhe garanci për përmbushjen e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë të vitit 2017.

“Presim nga Maqedonia e Veriut të tregojë vullnet për tejkalimin e dallimeve. Bullgaria mbetet e angazhuar në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e kotesteve të hapura”, tha Stoev.

Gjatë takimit të Stoev me Varhelyi i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, ministri Stoev ka theksuar se Sofja mbështet rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stoev: Presim nga Maqedonia e Veriut të tregojë vullnet politik për tejkalimin e dallimeve shkruan Telegrafi.