Eurodeputeti bullgar Stanislav Stojanov tha se BE po shndërrohet në një Bashkim Sovjetik dhe se Maqedonia e Veriut nuk mund t’ju ikë obligimeve të marra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një proces ligjor dhe politik. Shndërrimi i tij në një instrument gjeopolitik minon vetë Traktatin e Bashkimit Evropian dhe heqja e së drejtës së vetos do ta shndërronte atë në një Bashkim Sovjetik të dytë. Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet sipas kritereve të qarta, jo sipas komoditetit”, tha dje eurodeputeti bullgar Stanislav Stojanov nga foltorja në Parlamentin Evropian.

Stojanov përmendi edhe Maqedoninë e Veriut në fjalimin e tij. Sipas tij, kjo qasje çon në, siç e thotë ai, rezultate absurde.

“Maqedonia e Veriut, e cila ende nuk është anëtare e BE-së, po mbështet hapur votimin me shumicë të kualifikuar në Këshill. Ky është një përpjekje për të anashkaluar angazhimet që Shkupi mori në vitin 2022 ndaj të gjithë BE-së. Reforma është e nevojshme, por duhet të jetë objekt analize serioze, dhe jo me koston e sovranitetit të shteteve anëtare. Do ta përsëris edhe një herë, pa të drejtën e vetos, Bashkimi Evropian po shndërrohet në Bashkimin Sovjetik”, theksoi Stojanov, i cili vjen nga radhët e partisë së ekstremit të djathtë në Bullgari, “Prerodba”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eurodeputeti bullgar beson se e drejta e vetos në Këshillin e BE-së është një pengesë e dukshme për, siç thotë ai, elitën burokratike në pushtet.

“Ka thirrje për heqjen e tij. Kjo do ta shndërronte partneritetin midis shteteve anëtare në shtrëngim. Nuk do të arrihet uniteti, por dominimi mbi ato që mendojnë njëjtë”, shtoi Stojanov./Telegrafi/