Ky kuvend është i vështirë për të funksionuar pas zgjedhjeve lokale sepse ka ndryshime në komisionet parlamentare ku duhet të ndërrohen kryetarët e tre komisioneve dhe në 15 nga 21 duhet të ketë ndryshime në aspektin e anëtarëve dhe deputetëve, sepse ka një situatë të re me deputetë, akuzon Stojanoska nga OBRM-PDUKM.

“Prandaj është më urgjente që të thirret një komision për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ndërsa shumica qeveritare nuk e thërret komisionin sepse nuk ka shumicë në të dhe kështu çdo gjë është e bllokuar”, tha deputetja e OBRM-PDUKM-së në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale.

Ajo përkujtoi se më parë LSDM-së nuk i interesonte kur në opozitë kishin shumicën në të njëjtin komision.

Stojanovska: Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk thërret seancë sepse qeveria nuk e ka shumicën në të shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";