Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska ka zbuluar sot se çfarë është diskutuar në takimin e djeshëm të ministrave për Evropë të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë me kryesinë e OBRM-PDUKM-së.

“Përsëri një formacion i ri i komisionerëve evropianë. Ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë. Nga ana e tyre thuhet se ky është momenti i fundit, kapni valën, ky është treni i fundit. E përsërisim se në disa raste në Maqedoni kanë ardhur personazhe të ndryshëm dhe na kanë thënë të njëjtën gjë, por edhe pas 15, 16 vitesh Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e BE-së dhe negociatat nuk kanë filluar. Fatkeqësisht, tani jemi në derën e një ultimatumi.

Ne thjesht kthehemi në të njëjtën pik. As një milimetër nuk ka devijuar nga qëndrimi i mëparshëm”, tha Stojanoska.

Deputetja shton se OBRM-PDUKM nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Stojanovska: Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë na thanë se ky është treni i fundit për BE appeared first on Telegrafi.