Ne nuk shohim shkatërrim nga Maqedonia, por një proces ndotës nga Bullgaria, tha eurodeputetja holandeze nga Grupi Parlamentar i të Gjelbërve, Tineke Strik për “EU Observer”, njofton agjencia e lajmeve AIM.

Ajo shton se “kërkesat bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut mbi çështjet e identitetit nuk kanë asnjë lidhje me kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Strik thekson se bllokada bullgare paraqet një rrezik të minimit të besueshmërisë së BE-së si në vend ashtu edhe në rajon.

Ajo deklaron se “Maqedonia e Veriut ka kaluar dekada duke zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë, pas së cilës në vitin 2018 të dy vendet arritën Marrëveshjen e Prespës, e cila hapi rrugën për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE”, raportoi AIM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo beson se Maqedonia duhet të ketë një perspektivë evropiane dhe se BE duhet t’i japë asaj atë perspektivë./Telegrafi/

Strik: Maqedonia duhet të ketë perspektivë evropiane, kërkesat bullgare s’kanë lidhje me BE shkruan Telegrafi.