Duke filluar nga sot, më 17 nëntor, studentët në vend mund të aplikojnë për kupon me vlerë 15,300 denarë për blerjen e pajisjeve elektronike.
“Thirrja publike u shpall nga Ministria e Transformimit Dixhital, dhe rreth 55,000 studentë të rregullt dhe me korrespodencë kanë të drejtë të aplikojnë”, tha zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi.
“Të gjithë studentët duhet të identifikohen në sistemin e shërbimeve elektronike në faqen e internetit uslugi.gov.mk, ku është publikuar edhe lidhja për Thirrjen Publike për Kupon Elektronik”, shpjegoi Azizi.
Ajo shtoi se studentët që hasin probleme me aplikacionin mund të shkarkojnë konfirmim nga universiteti i tyre dhe ta ngarkojnë atë në sistemin e shërbimeve elektronike. Në rast se sistemi i informon se nuk janë të regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, studentët do të drejtohen në një aplikacion tjetër ku do të duhet të paraqesin një konfirmim të statusit të tyre si student.
Menjëherë pas shpalljes së thirrjes, rreth 1,000 studentë kanë aplikuar tashmë. Pajisjet e blera duhet të tërhiqen jo më vonë se 31 dhjetor.
