Pasardhësi i Izet Mexhitit, i cili mori mandatin e kryetarit të Komunës së Çairit, do të jetë Bekim Sali, konfirmoi sot në një konferencë për shtyp zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani.

“Ne tashmë funksionojmë si VLEN dhe ministrat e mëparshëm që ishin ministra të VLEN-it dhe jo të partive të veçanta politike, do të vazhdojnë kështu.

Siç ka njoftuar Mexhiti, pasardhësi i tij si zv. kryeministër i parë do të jetë Bekim Sali, ndërsa një person tjetër do të emërohet si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kjo do të vendoset në të ardhmen. Ende nuk ka një emër specifik”, tha Sulejmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kur u pyet se çfarë pret të ndodhë me BDI-në pas zgjedhjeve, ai tha se ata si parti janë të mendimit se nevojiten ndryshime në BDI, por nuk presin që diçka drastike të ndryshojë në atë parti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";