
Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, ka reaguar ndaj akuzave të partive opozitare lidhur me Kalanë e Shkupit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të fabrikuara për qëllime politike.
Sipas tij në terren nuk po ndodh as ndërtim, as ndërhyrje me beton dhe as projekt i ri.
“Bëhet fjalë vetëm për pastrim teknik dhe mirëmbajtje bazike për të ruajtur atë që tashmë ekziston. Asgjë më shumë. Por kur edhe pastrimi paraqitet si ‘komplot’, kupton që dikujt i ka marrë malli për vëmendje. Partia që ka ngritur fabrikë për ‘fake news’ dhe që çdo ditë prodhon panik për të shpëtuar nga harresa, këtë herë paska ‘zbuluar’ një komplot imagjinar, Kalanë e Shkupit”, deklaroi Sulejmani.
Ai ka akuzuar BDI-në që për shumë vite kalanë e lanë në harresë.
Duke përmendur ish-funksionarë të BDI-së, ai theksoi se ishte Artan Grubi ai që i pari e ktheu Kalanë në teatër për ‘patriotizëm’, vetëm për përfitime personale dhe politike. Sot, ai figuron në listën e zezë amerikane për korrupsion, jo për patriotizëm.Lëreni Kalanë rehat. Nuk jeni ju ata që do ta mbroni. Jemi ne këtu!”, u shpreh Sulejmani.
The post Sulejmani: Në Kalanë e Shkupit po bëhet pastrim teknik, opozita po bën shpifje appeared first on Telegrafi.