Sulmohen fizikisht dy të rinj në Tetovë - policia nis hetimet, partitë politike dalin me reagim

Kryeministri Hristijan Mickoski ka dënuar rastin e dhunës ndaj dy të rinjëve shqiptarë në Tetovë.

Lexo po ashtu
Sulmohen fizikisht dy të rinj në Tetovë – policia nis hetimet, partitë politike dalin me reagim

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thotë se e dënon çdo lloj sulmi fizik por edhe retorikën e politikanëve që rasteve si kjo, që sipas tij tentojnë t’u japin konotacion etnik.

“Retorika e politikanëve që për fat të keq e filloi BDI, në ngjarjet e tyre ku flisnin për ndarje etnike, kthim në vitin 2001, sepse nuk mund të prisni nga BDI të flet për arsim, për shëndetësi, ekonomi, investime e kështu me radhë. Ata të vetmen gjë që mund ta flasin është përçarja dhe 2001-shi. Kjo është ajo që e flet BDI. Lloji i tillë i retorikës, provokon një lloj të këtillë të reagimeve. Absolutisht i dënoj të gjitha incidentet, absolutisht i dënoj sulmet fizike, pavarësisht kush i bën dhe përse i bën. Për mua është me rëndësi që MPB të veprojë menjëherë, t’i zbulojë kryerësit dhe të njëjtit, pavarësisht se kush janë të vendosen para drejtësisë”, deklaroi Mickoski.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sulmi ndaj dy të rinjve shqiparë në Tetovë, Mickoski: MPB të veprojë, të mos përdoret retorikë me ndarje etnike appeared first on Telegrafi.