Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar në komunën e Çairit sot rreth mesditës, konfirmojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se sulmi është raportuar në SPB të Shkupit nga një person me inicialet A.J.

Nga MPB-ja thonë se Arsovska nuk ka dashur ta raportojë ngjarjen dhe ka shkuar në spitalin “8 Shtatori”.

“Më 11.07.2025 në orën 12:15 nga A.J. në SPB-Shkup është raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në rrugën “Kumbara”, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar fizikisht dhe se disa persona i kanë bërë kërcënime verbale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo nuk ka dashur të paraqesë ngjarjen, pas së cilës ka shkuar në spitalin e Shkupit “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB-ja./Telegrafi/

The post Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska appeared first on Telegrafi.