Nuk ka asgjë të re në temën e Maqedonisë që mund të ndryshojë qëndrimin aktual të Partisë Socialiste Bullgare, tha sot koordinatori i Grupit Parlamentar të Socialistëve në Kuvendin e Bullgarisë, Georgi Svilenski.

Ai theksoi se e vetmja gjë që mund të ndryshojë qëndrimin e PSB-së është zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë nga viti 2017, gjë që, sipas tij, në këtë fazë nuk është kështu.

Sipas Svilenskit, mbledhja e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për marrëdhëniet me vendin është një ide e mirë dhe nuk ka asnjë problem në mbajtjen e saj, sepse sa më shumë informacion të ndahet, aq më mirë është.

Deklarata e Svilenskit vjen para takimit të sonte të liderëve të partive në koalicionin qeveritar bullgar, ku temë kryesore do të jenë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Svilenski: Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.