Sot, Hungaria do të sigurojë tre automjete zjarrfikëse në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijarto e ka ndarë këtë informacion në profilin e tij në Facebook.

Vendimi vjen pas bisedës së djeshme telefonike me kolegun e tij, Timço Mucunski.

Përveç kësaj, Hungaria do të dërgojë edhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Hungareze që do të përfshihen drejtpërdrejt në shuarjen e zjarreve të mëdha pyjore që përfshiu Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski, dje njoftoi se në bisedën me Szijarto ka shprehur mirënjohje të madhe për solidaritetin dhe ka theksuar, siç ka paralajmëruar, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në momente të tilla kritike./Telegrafi/

The post Szijarto: Do dërgojmë dy helikopterë dhe tre mjete të terrenit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në RMV appeared first on Telegrafi.