Kryetari i “Lëvizjes Populli”, Skender Rexhepi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me BDI-në për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe kuvendare. Në fjalimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rexhepi tha se “Fronti evropian” është nismë e cila do të jetë me këmbë të mbarë.

Ai gjithashtu lavdëroi punën e BDI-së në vitet e kaluara, ndërsa u shpreh i bindur edhe për realizimin e qëllimeve në të ardhmen.

Por, çfarë deklaronte Skender Rexhepi për Ali Ahmetin, sa ishte pjesë e Alternativës, parti nga e cila u zgjodh deputet.

Në një fjalim të kësaj partie së bashku me Aleancën për Shqiptarët para dy viteve në Çair, Rexhepi deklaronte se “Ali Ahmeti duhet të dërgohet në Moskë e Beograd, atje ku e ka vendin ideologjikisht”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do e kisha lutur Ali Ahmetin dhe komandant kërmillin që janë me lartësi në hava, të zbresin në tokë, pasi jeta e njerëzve nuk është këngë dhe humor, por është tragjedi dhe dhimbje që ata 20 vite e kanë mbjellur në tokë, ndërsa vetë kanë qëndruar në hava, e shpresojmë që era t’i dërgojë atje ku edhe ideologjikisht e kanë vendin në Beograd dhe Moskë”, deklaroi atëherë Skender Rexhepi.

Lexo po ashtu
Ali Ahmeti formon “Frontin evropian” me Skender Rexhepin: Bisedojmë edhe me partitë e tjera

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Rexhepi si deputet në Kuvend u zgjodh nga radhët e partisë Alternativa, ndërsa pasi doli nga kjo parti themeloi partinë e tij “Lëvizja Populli”. Theksojmë që sot Alternativa është pjesë e koalicionit të partive opozitare shqiptare./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post “Ta dërgojmë në Moskë” – çfarë thoshte Skender Rexhepi për Ali Ahmetin para dy viteve appeared first on Telegrafi.