
Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazmi Taipi thotë se nga anketat që kanë bërë, ka rezultuar se partia e tyre është përbën mbi 50 për qind të VLEN-it, ndërsa sipas tij, 70 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në qeveri.
“Kemi bërë dy lloje anketash. Kemi parë pozicionin tonë brenda koalicionit qeveritar. Ku anketat kanë treguar se ASH-ja është mbi 50% e koalicionit VLEN dhe anketat tjera kemi parë se si qëndron puna.
Kemi matur punën e koalicionit VLEN brenda qeverisë, ku ka dalë se mbi 70% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit”, tha Taipi në “Daily Click”.
Ai tha se gjithsesi VLEN-i është më pak se 1/3 e përfaqësimit të shqiptarëve dhe se nuk do të ketë kuorum për Badenter. Shtoi se janë të gatshëm që të mbështesin ligje të caktuara në interes të etnive.
“Kështu që ne kishim legjitimitet, por çështja e legjitimitetit mund të diskutohet ose mund të vihet në dyshim tash e tutje, me largimin e ASH-së nga qeveria, ku ne kemi 5 deputetë dhe do të dalim nga kjo qeveri, do të ngelin 9 deputetë në këtë përbërje qeveritare dhe kështu mund të dyshohet se si do të funksionojë kjo qeveri tutje dhe mund të vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit”, theksoi Taipi.
The post Taipi: 70% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e VLEN-it në qeveri appeared first on Telegrafi.