Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili po qëndron në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Begaj shkruan në rrjetet sociale se shqiptarët janë faktor vendimtar dhe shtetformues në RMV.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, njoftoi Begaj.

Ali Ahmeti tha se me Begajn kanë biseduar “me përkushtim për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është kyç për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për t’i dhënë rajonit një drejtim të qartë evropian. Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane nuk është vetëm objektiv politik, por vizion i përbashkët për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Kujtojmë se presidenti Begaj u takua dje edhe me presidenten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova si dhe me disa politikanë të tjerë në ngjarjen kulturore “Vera e Ohrit”.

The post Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy