Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim u diskutuan zhvillimet politike në rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Kisha kënaqësinë të realizoj një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Takimi u nderua me praninë e z. Glauk Konjufca, znj. Albulena Haxhiu, si dhe z. Avni Dehari. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon, çështjet me interes të përbashkët dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të dy vendeve tona. Gjithashtu, nënvizuam përkushtimin për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin shtetet tona”, deklaroi Gashi.

Ai gjithashtu falënderoi Kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe atmosferën konstruktive gjatë takimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Takimi Gashi-Kurti: Të përkushtuar për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën appeared first on Telegrafi.