Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov.

Takimi u mbajt në kuadër të forumit “Lidhshmëria globale e transportit” që mbahet në Stamboll, ku zëvendëskryeministri Nikolloski mbajti fjalim.

Në takim, siç ka informuar ministria përkatëse, u theksua domosdoshmëria për ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, me theks të veçantë në Korridorin hekurudhor dhe rrugor 8, si parakusht për zhvillimin ekonomik rajonal dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë.

“Duke theksuar çështjen e lidhjes hekurudhore midis dy vendeve, dy bashkëbiseduesit theksuan se ky projekt ka një dimension rajonal, ku përveç rëndësisë së saj ekonomike, imponohet edhe çështja e pozicionimit strategjik të Aleancës së NATO-s përmes lidhjes së Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të takohen përsëri në periudhën e ardhshme me qëllim që të harmonizojnë së bashku tekstin e Marrëveshjes me të cilën do të arrihet ujdi për ndërtimin e tunelit të përbashkët që duhet të lidhë Maqedoninë dhe Bullgarinë, gjë që do të avancojë punët për realizimin e Korridorit hekurudhor 8”, thekson Ministria e Transportit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, dy bashkëbiseduesit u dakorduan të dërgojnë ekspertë për të marrë pjesë në takimin e Korridorit 8 që në korrik e organizon Komisioni Evropian.

The post Takimi Nikolloski-Karaxhov: Të avancojnë punimet në hekurudhën e Korridorit 8 appeared first on Telegrafi.