Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në cilësi të shefit të Delegacionit të AP të Procesit të Bashkëpunim në Evropën Juglindore do të marrë pjesë në Sesionin e tetë plenar të AP të PBEJL-së që do të mbahet nga 21 deri më 23 qershor 2021 në Antali, në organizim të kryesimit turk me Procesin 2020-2021.

Siç njoftojnë nga Kuvendi i RMV-së, në përbërje të Delegacionit janë edhe deputetët Pavle Trajanov dhe Hysni Ismaili.

Para mbajtjes së sesionit plenar, mbledhje do të mbajnë tre Komitetet e Përgjithshme edhe atë: 1) ekonomi, infrastrukturë dhe energji; 2) drejtësi, punë të brendshme dhe bashkëpunim për siguri dhe 3) zhvillim social, arsim, hulumtim dhe shkencë, si dhe Komiteti i Përhershëm.

“Pritet që në sesionin plenar të miratohet Deklaratë përfundimtare. Krahas kësaj, kryetari do të ketë takime bilaterale me delegacionet e pranishme. Delegacioni i Kuvendit më 23 qershor në Stamboll do të ketë takim me Asaf Haxhiev, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi (PABSEK). Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 22 qershor 2021 gjatë Asamblesë së Përgjithshme PABSEK në Moldavi, do të bëhet anëtare e kësaj organizate, që është ndërtim i një ure të re të miqësisë me botën”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Talat Xhaferi pjesëmarrës në Sesionin e tetë të PBEJL në Antali shkruan Telegrafi.