Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari sot theksoi se beson se do të gjejnë zgjidhje të kapshme për të gjithë partitë brenda VLEN-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se janë duke biseduar me partitë me VLEN-in dhe se grupet e punës po punojnë për këtë.

“Jemi duke negociuar, jemi duke biseduar, ka shqetësime, është evidente tashmë çdokush e sheh. Sot kemi takimin e rregullt përsëri, kështu që negociatat brenda VLEN-it nuk ndalen.

Ai tha se në parti i kishin Kuvendin dhe se kanë rekomandimet e qarta dhe i kemi dërguar te VLEN-i.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot kemi takimin e kryetarëve të VLEN-it, besoj se grupet e punës do të vazhdojnë të punojnë edhe do të arrijmë të gjejmë në zgjidhje që do të ishte e kapshme për të gjithë”, tha Taravari./Telegrafi/

 

The post Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje të kapshme për të gjitha partitë brenda VLEN-it appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";