Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot deklaroi se pas takimit me kryeministrin jemi marrë vesh që bisedimet të vazhdojnë dhe se pastaj do të vendoset për pjesëmarrjen e tyre në qeveri, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Para dy ditësh kishim takim me Kryeministrin, thamë se do të vazhdojmë bisedimet, pra jemi në komunikim. Për veprime të mëtutjeshme do ju informojmë përsëri”, tha Taravari.

Taravari tha ato janë parti autonome dhe se të gjitha vendimet i sjellin organet partiake dhe qëllimi i ASH-së është që në zgjedhjet e tetorit të del me sa më shumë komuna.

Ai tha se ka shumë politikanë emocional dhe prandaj ndonjëherë nuk ja vlen të komentosh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari tha se ky ndryshim, nuk është ai ndryshim të cilën e premtuam para një viti.

Ai theksoi se për momentin ka vetëm një vendim nga organet e partisë dhe ajo është se nde do dalim me lista të veçanta për këshilltarë.

I pyetur nëse del nga Qeveria a do të thotë se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Taravari tha se qeveria ka numra dhe se zgjedhjet e përkohshme varen vetëm prej OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

The post Taravari: Ky ndryshim, nuk është ai ndryshim të cilën e premtuam para një viti appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";