Taravari: Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u shpreh se në kohë pandemia është vështirë të paguhen tatimet, posaçërisht pas vitit 2020 kur filloi pandemia e coronavirusit.

“Gjatë pandemisë nga viti 2020 deri në vitin 2021 ne bënim thirrje te qytetarët që të paguajnë tatimet. Tani si komunë filluam fushatën për t’i motivuar qytetarët të paguajnë, përndryshe nuk mund të funksionojmë”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë.

“Me këtë nënkuptoj se shumë pak para u kthehen komunave, posaçërisht në kohën kur kemi pandemi, krizë energjetike dhe tani lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që ndikoi në rritjen e çmimeve dhe varfëroi qytetarët. Tani ata më pak do të paguajnë tatimet, ndërsa këto janë burimet financiare të komunave”, u shpreh Taravari.

Advertisement

Në një shoqëri të centralizuar dhe një funksionim i shtetit, sipas Taravarit është vështirë të funksinojnë komunat./Telegrafi/

Taravari: Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy