Në paraqitjen e fundit Arben Taravari ka bërë thirrje për hapjen e një debati të gjerë mes ekspertëve dhe partive politike në lidhje me nevojën për një ndryshim kushtetues në Maqedoni. Ai argumenton se Kushtetuta e vitit 1991 u votua nga deputetët maqedonas, por shqiptarët nuk e pranuan atë në atë kohë. Në vitin 2001, me Marrëveshjen e Ohrit, u bënë plotësime në kushtetutë për të adresuar disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar, përcjell Telegrafi i Maqedonisë.

“I mbështes fjalët e Pendarovskit që Maqedonisë së Veriut i nevojitet një kushtetutë e re”, theson Taravari.

Ai gjithashtu u përgjigj në lidhje me deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se BDI është në “super ligë” ndërsa Taravari në “ligë lokale”. Taravari komenton se qytetarët janë ata që vendosin se kush duhet të luajë në këtë fushë politike. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari: Maqedonisë i duhet një kushtetutë e re shkruan Telegrafi.