Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, gjatë ekzaminimit të dytë të bërë më 3 tetor, është bërë një mbikëqyrje në vlerësimin e nevojës për shtrimin në spital të fëmijës 14 muajsh i cili ka ndërruar jetë, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, në Klinikën e Mushkërive të Fëmijëve “Kozle” është konstatuar vlerësim joadekuat dhe i parakohshëm i peshës së vështirësive në frymëmarrje.

“Në mbikëqyrjen profesionale u konstatuan defekte të 3 llojeve: sistemike, teknike dhe ekspertizë. Në sistem u konstatua se nuk ka rekomandime apo algoritme për triazhimin e pacientëve në pranim dhe se nevojitet trajnim i vazhdueshëm për mjekët e Klinikës së Fëmijëve për Sëmundjet e Zemrës. Sa i përket mosfunksionimeve teknike, në Kozlle është konstatuar se ka nevojë për një aparat mbështetës të frymëmarrjes dhe përmirësim për organizimin e transportit nga një objekt në tjetrin”, tha Taravari.

Taravari tha se raporti i Komisionit do t’i dërgohet dy klinikave dhe Komisionit të Etikës të Odës së Mjekësisë dhe shpreson se do të merret seriozisht dhe do të merren masa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni nuk ka gjetur asnjë lëshim në rastin e nënës 31-vjeçare nga Kumanova e cila ka ndërruar jetë më 27 shtator./Telegrafi/

The post Taravari: Mjekët kanë bërë vlerësime të gabuara për nevojën e shtrimit në spital të fëmijës 14 muajsh appeared first on Telegrafi.