Taravari: Modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Taravari për “Nacionale” deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Advertisement

Taravari, ka folur hapur mbi arsyet që e çuan subjektin e tij të braktisë koalicionin VLEN dhe të ndërpresë bashkëpunimin në kuadër të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ai tha se vendimi nuk ishte as spontan, as emocional, por i ndërtuar mbi një analizë të gjatë të situatës politike dhe sjelljes së partnerëve të deridjeshëm.

“Kur mungon respekti për qytetarin që të ka dhënë votën, çdo projekt politik humbet kuptimin. Ajo që pamë brenda VLEN ishte arrogancë politike, jo partneritet i barabartë,” deklaroi Taravari./Telegrafi/

The post Taravari: Modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy