Kandidati për president i partive opozitare shqiptare Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ka prezantuar bashkëpunëtorët e tij që do t’i ketë gjatë fushatës, si dhe nëse zgjidhet president.

Taravari foli edhe për qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, ndërsa se kushti i vetëm që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë së re janë ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht anëtarësimi i vendit në BE.

Taravari u bëri thirrje të gjitha partive politike që të zhvillojnë fushatë evropiane, ndërsa shtoi se fushata e BDI-së ia kujton atë të PDSH-së të vitit 2008.

Ai foli edhe për procesin gjyqësor për vulat e Aleancës për Shqiptarët. Taravari tha se procesi ka filluar, ndërsa theksoi se ministri i Drejtësisë ka kërkuar dy herë që të ndryshohet gjykatësi që e ka marrë lëndën për kontestin brenda ASH-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë shkruan Telegrafi.