
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot ka realizuar takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Siç njoftojnë nga kabineti i Taravarit, takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë në Tiranë, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore.
“Me këtë rast, z. Taravari përcolli urimet më të përzemërta në emër të Aleancës për Shqiptarët për fitoren elektorale dhe rikonfirmimin e mbështetjes qytetare ndaj Partisë Socialiste dhe vizionit të saj për Shqipërinë”, thonë nga kabineti i Taravarit.
Gjithashtu njoftojnë se gjatë bashkëbisedimit u diskutuan edhe çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet – politike, institucionale dhe shoqërore.
“Aleanca për Shqiptarët vlerëson lart rolin e Shqipërisë si faktor kyç në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon dhe shpreh gatishmëri për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
The post Taravari në takim me Ramën: Diskutuam edhe për çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon appeared first on Telegrafi.