Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se pritjet për zgjedhjet lokale janë që koalicioni i Frontit Europian të fitojë me një diferencë më të madhe se 2:1 ndaj VLEN.

“Në zgjedhjet e fundit, kur ishim pjesë e koalicionit VLEN, morëm 107 mijë vota, ndërsa BDI, ose më saktë Fronti Europian, mori 137 mijë. Në të gjitha anketat, ASH ishte gjysma e VLEN-it, dhe ky është një fakt i padiskutueshëm”, tha Taravari, duke shtuar se tani pritet që diferenca të thellohet ndjeshëm.

Sipas tij, nëse rezultati përfundimtar nuk e kalon raportin 2:1 në favor të koalicionit të përbërë nga Fronti Europian dhe partia e tij, atëherë nuk ka arsye për të ngritur çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nëse është më pak se 2:1, ky nuk është rezultat. Nuk shoh më arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha ai në “Kanal5”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari shprehu besim se rezultati do të jetë bindës në favor të koalicionit që ai përfaqëson./Telegrafi/

The post Taravari: Nëse nuk e mposhtim VLEN-in me dyfishin e votave, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Telegrafi.