Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari për TV24 ka deklaruar se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen në Qeveri.

Më largimin e Taravarit pritet që të largohen nga pozitat në Qeveri edhe funksionarët tjerë si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, pasi Aleanca për Shqiptarët vendosi që të largohet nga VLEN-i dhe të qëndrojnë në opozitë.

Taravari ka thënë se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen ndërsa të martën në seancë në Kuvend, do të duhet të konstatohen dorëheqjet e funksionarëve dhe drejtorëve nga partia e Taravarit.

Deri më tani nuk dihet ende nëse zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai nga ASH do të ndjek modelin e Taravarit, pasi ky i fundit tha se nuk qëndrojnë në qeveri për postet që i kanë por për të performuar ashtu siç kanë pritur votuesit e VLEN-it ndryshimin, e siç tha Taravari nuk është se ka qenë ky ndryshim ashtu siç kanë pritur qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit, të martën vijojnë dhe dorëheqjet e drejtorëve dhe funksionarëve nga ASH appeared first on Telegrafi.