Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi për Almakos se kanali i parë i komunikimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qenë ministri i ri i Shëndetësisë që pritet të zgjidhet, Azir Aliu.

Sipas Taravarit, Azir Aliu ka komunikuar me Ali Ahmetin pa dijeninë e tij që nga muaji janar, dhe vetëm më pas e ka njoftuar për këtë.

Taravari, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e tjerë të koalicionit VLEN, ka deklaruar se në atë takim nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje me BDI-në apo me Ali Ahmetin.

Ai theksoi se bisedat kanë qenë vetëm për raportet në kuadër të qeverisë, ku sipas tij, “ne si VLEN kemi qenë të shtrirë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Taravari shtoi se nuk ka pasur dhe as nuk ka asnjë marrëveshje me Ali Ahmetin.

The post Taravari: Nuk ka pasur dhe as nuk ka ndonjë marrëveshje me Ali Ahmetin appeared first on Telegrafi.