Lideri i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me njoftimin e djeshëm të publikuar në disa media, për një takim të tij të mundshëm me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Informacioni i dalë dje në media edhe kombëtare me një veturë të parkuar në selinë e OBRM-PDUKM-së, është tentim për njollosje të figurës time.

Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike.

Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot më shumë se kurë është më shumë sensacionale se sa profesionale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përgjegjësia sociale e mediave si pushtet i katërt është shumë e lartë, prandaj së bashku me një komunikim profesional të mundohemi të kontribuojmë për shoqërinë ku jetojmë”, thuhet në reagimin e Taravarit./Telegrafi/

The post Taravari: Nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta, po tentohet të njolloset figura ime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";