Arben Taravari nga VLEN, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tetovës, që vulat e Aleancës për Shqiptarët t’i takojnë Ziadin Selës.

Taravari në Facebook shkruan se drejtësia është e brishtë dhe se ende po pret vendimin përfundimtar të këtij rasti.

Reagimi i plotë:

Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:
Do e mbajnë BDI besoj…
Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj.
Dhe sa për sqarim të të gjithë atyre që identitetin e tyre politik e kanë të varur tek vulat, këto të fundit ndodhën aty ku duhet, në zyrat e partisë tonë. Do të presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd, por gjithsesi ju kujtojmë vulistëve se nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë që botërisht kanë kohë që e kanë humbur!
Fati i tyre politik është Vulosur! /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari për vulat e ASH-së: Presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd appeared first on Telegrafi.