Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force, mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze.

“Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari.

Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike.

Ruajtja e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve, si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar.

Mbrojtja aktive e trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes restaurimit dhe ruajtjes së objekteve me rëndësi historike e kulturore.

Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale si bazë e unitetit shoqëror dhe stabilitetit kombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrijmë barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut,” deklaroi lideri i Aleancës.

Sipas tij, këto parime përbëjnë themelin e vizionit të ri kombëtar të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të bashkuar për shqiptarët në vend./Telegrafi/

The post Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike: Mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";